14.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Pronari i veturës e zbukuron makinën me ushqime falas për fëmijët!

Në atmosferën festive të Bajramit, një gjest bujarie ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve në Shkup. Një pronar ka vendosur ta festojë ndryshe këtë Bajram duke zbukuruar veturën e tij me dekore festive dhe duke e mbushur me produkte ushqimore për fëmijët.

Çdo kalimtar i vogël ka mundur të ndalet dhe të marrë falas ëmbëlsira, lëngje dhe ushqime të ndryshme – një iniciativë që ka sjellë buzëqeshje dhe emocione të veçanta në zemrat e të vegjëlve.

Ky gjest simbolik ka marrë vlerësime të shumta në rrjete sociale, ku qytetarët kanë ndarë pamje dhe fjalë falënderimi për iniciativën humanitare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit