9.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Komuna e Gazi Babës ndan 3000 denarë për çdo nxënës të klasës së parë / Ja si mund ti merrni ato

 

Komuna e Gazi Babës, e cila udhëhiqet nga kryetari Boban Stevkovski, njofton se ka vendosur të ndajë nga 3 000 denarë, për çdo nxënës që follon klasën e parë. Kjo me qëllim për të ndihmuar familjet dhe fëmijët të kenë qasje të barabartë në fillimin e arsimit.

Në njoftim theksohen edhe detajet për tu fituar këto mjete.

Njoftimi i plotë nga Komuna e Gazi Babës:

“Me krenari të veçantë ju informojmë se Komuna e Gazi Babës edhe këtë vit po e realizon projektin – mbështetje financiare për çdo fëmijë të regjistruar në klasën e parë.

Ky projekt ka për qëllim të mbështesë drejtpërdrejt familjet e nxënësve tanë më të vegjël në një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre – fillimin e arsimit formal. Me ndarjen e një ndihme të njëhershme në vlerë prej 3.000 denarësh për çdo fëmijë, dëshirojmë të kontribuojmë në përballimin më të lehtë të shpenzimeve që paraqiten gjatë përgatitjes për klasën e parë: blerjen e mjeteve shkollore, veshjeve dhe materialeve të tjera të nevojshme.

Kjo masë është e orientuar drejt:

• Nxitjes së mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit;

• Mbështetjes financiare për familjet e reja;

• Përmirësimit të kushteve për arsim që nga fillimi.

Ky është një premtim i realizuar nga programi zgjedhor i kryetarit të komunës Boban Stefkovski, me çka edhe njëherë dëshmojmë se qëndrojmë pas fjalëve të dhëna dhe punojmë në interes të qytetarëve. Arsimi dhe kujdesi për fëmijët mbeten prioriteti ynë më i lartë!

Për të realizuar të drejtën për mbështetje financiare, është e nevojshme që prindi ose kujdestari të paraqesë kërkesë në Komunën e Gazi Babës, me dokumentet në vijim:

– Çertifikatë nga regjistri i të lindurve për fëmijën e klasës së parë

– Kopje e vendimit për kujdestari (nëse është në zbatim)

– Vërtetim për nxënës të regjistruar në klasë të parë, i vërtetuar nga shkolla fillore në territorin e Komunës së Gazi Babës,

– Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës së vlefshme të prindit që dorëzon kërkesën,

– Kopje e kartelës bankare dhe llogarisë transaksionale të prindit që dorëzon kërkesën.

I ftojmë qytetarët të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të paraqesin kërkesën”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gazi Babës./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit