Kryeministri Hristijan Mickoski pas takimeve me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe persona zyrtarë në Uashington deklaroi se përshtypjet janë jashtëzakonisht të larta, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për marrëveshje të mundshme për tregti të lirë, sot në ngjarjen për shënimin e 80 vjetorit të Entit Shtetëror të Statistikave në Shkup.
Kryeministri theksoi se në takime u theksua bashkëpunimi strategjik dhe njohuritë për bashkëpunimin midis dy vendeve.
“Përshtypjet janë jashtëzakonisht të larta. Unë mund të them se Timço Mucunski është në mesin e shtatë ministrave të parë të Punëve të Jashtme nga Evropa i cili në nivel dypalësh u prit nga ana e sekretari shtetëror, Marko Rubio në Departamentin e shtetit në SHBA. Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta ku edhe një herë u theksua bashkëpunimi strategjik dhe njohuritë e bashkëpunimit strategjik mes të dyja vendeve. Përkrahja jashtëzakonisht e sinqertë me administratën e presidentit Tramp deri tani dhe pritjet për të ardhmen”, deklaroi kryeministri.
Në lidhje me pritjet, kryetari i Qeverisë, tha se pritshmëritë e tij janë pozitive, si rezultat i takimeve.
“Rreth atyre pritshmërive, unë nuk do të doja tani shumë të flas, dua të dëgjohet, ndërsa pastaj të komentohet, por çfarë janë pritshmëritë e mia. Pritshmëritë e mia janë pozitive edhe si rezultat i takimit me z.Grir, por edhe bisedat telefonike që i kam pasur me sekretarin shtetëror ekonomik, z.Hauard Lutnik, kështu që pres të jemi, gjithashtu ndër vendet e para në botë të cilët nënshkruajmë një marrëveshje të tillë me SHBA-në”, tha Mickoski.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se gjatë vizitës së tij në Uashington, ka realizuar një tjetër takim të rëndësishëm me Xhejmison Grir, përfaqësuesin tregtar në administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, ndërsa më parë, më 29 maj siç është publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Mucunski ka realizuar takim dypalësh me Sekretarin e shtetit amerikan, Marko Rubio.





