Kush e ndjenë veten të pastër, mund të hy dhe të del nga Qeveria kur të dojë.
Kështu thotë kreu i ASH, Arben Taravari i cili para do kohe u largua nga Qeveria dhe kaloi në opozitë.
Në intervistë për TV Sitel, ai tha se për pastërtinë e tij, e di shumë mirë edhe kryeministri.
Ai tha se janë të pavërteta edhe spekulimet se i kanë kërcënuar familjen dhe prandaj është larguar nga Qeveria.
“Nuk është e vërtetë se ma kanë kërcënuar familjen. Familjen e kam shëndosh e mirë”, shtoi më tej Taravari.
Ai tha se largimi nga Qeveria ka ardhur si pasojë e asaj që tashmë disa herë e ka sqaruar: mosfunksionimi i koalicionit VLEN, eurointegrimet dhe çështja e shqiptarëve.





