16.8 C
Skopje
Saturday, October 11, 2025

Arsovska akuzon për ndërtime të egra në Çair! Ganiu: Më vjen mirë që pas 3 viteve po i shkel këmba këtu

“Sipas ligjit ka filluar ndërtesë e egër”.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, këtë mëngjes doli në terren për të kontrolluar se kush po ndërton në afërsi të urës së Bit Pazarit, pjesë e Komunës së Çairit.

Për gati një orë, ajo transmetoi drejtpërdrejt në Facebook bisedën që kishte me dikë që po vendoste aty pranë një tualet të lëvizshëm.

Arsovska pretendon se përreth bulevardit ka filluar ndërtim i egër, ndërsa tha se denoncimin e kanë bërë fqinjët e shqetësuar.

“Ky objekt është ndërtim i egër, pas kallëzimit të qytetarëve, të fqinjëve të cilët janë këtu, kanë paraqitur informacion që për këtë objekt që ja që mund ta shihni që ka nisur këtë javë të ndërtohet, tashmë kanë mbërritur në bazamentin e dytë. Poshtë kanë gërmime në një lartësi gati prej 5 metrash, jo i sigurt gjë që është e rrezikshme për qytetarët”, tha Arsovska.

Kryetari i Çairit Visar Ganiu thotë se ka letra komunikimi ku kërkon që Inspektorati i Qytetit të veprojë në Komunën e Çairit, mirëpo sipas tij, nuk ka pasur asnjë përgjigje deri më tani kur Arsovska u kujtua të shkelë në Çair.

“Më vjen mirë që zonja Arsovska pas 3 viteve e gjysmë i shkel këmba në Çair, si kryetare e Qytetit të Shkupit. Edhe ju jeni dëshmitar para disa ditëve se unë me kohë, kam edhe letra komunikimi, kërkoj që Inspektorati i tyre të veprojë në komunën e Çairit, dhe ne nuk kemi pasur asnjë përgjigje deri më tani”, tha Ganiu.

Deri sa Arsovska ishte në “inspektim” në terren, Ganiu ishte në një ngjarje tjetër të paralajmëruar që mbrëmë. Arsovska “live” në Facebook i bënte thirrje që të shkonte në ballafaqim, por Ganiu tha se ajo qëllimisht e bën këtë thirrje kur ka përplasje terminësh, ndërsa nga ana tjetër ka gati 3 vite që Kryetarja nuk i ka thirrur për takim kryetarët e komunave të Shkupit. Arsovska i bëri ftesë, që kur të dojë, Ganiu të caktojë kohën dhe vendin për t’u takuar. Pas objektit te Ura e Bit Pazarit, ajo shkoi edhe në lokacione tjera në Çair për të treguar ndërtesat për të cilat thotë se nuk kanë dokumentacion.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit