Banorët e lagjes Shutkë në Shkup po përballen me një situatë alarmante për shkak të mbeturinave të shumta dhe numrit në rritje të qenve endacakë.
Sipas banorëve, plehrat grumbullohen pranë shtëpive dhe rrugëve kryesore pa u pastruar për ditë të tëra, duke krijuar jo vetëm ndotje të mjedisit por edhe erë të padurueshme. Gjendja rëndohet më tej nga prania e qenve endacakë që lëvizin lirshëm nëpër lagje, shpesh në grupe, duke frikësuar banorët – veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.