19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Hoxha për Taravarin: A të thashë kryetar se Salimi nuk shkon në BDI?

Ish anëtari i kryesisë së ASH-së së Arben Taravarit, Albrim Hoxha, ka reaguar pas dorëheqjes së deputetit Deputetit Salim Sulejmani.

Ai ka thënë se dikur Taravari ka kërkuar garancë nga deputeti se nuk do të shkojë në BDI, por sot ndodh e kundërta.

Shkrimi i plotë:

A të thashë kryetar se Salimi nuk shkon në BDI?

Kur propozuam Salimin për deputet, kryetari i partisë e kishte me merak se si prurje e re në parti, nuk e njihte dhe kërkonte garanca se “nuk na ik tek BDI-ja”. Ishte fillimi i muajit Mars, vitin e kaluar në një lokal në Gostivar.

– Kryetar të garantoj me çka kam se Salim Sulejmani nuk lëviz, nuk e shkel fjalën që na e ka dhënë. As nuk vjen në shprehje BDI-ja – ia thashë për ta qetësuar.

Kujt ia merrte mendja se pas një viti do të tentohej që krejt partinë ta çojmë tek BDI-ja!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit