Ky zhvillim është pasojë direkte e shfuqizimit të Balancuesit, një mekanizëm i domosdoshëm për garantimin e barazisë dhe përfaqësimit multietnik në administratën publike.
Në vend që të përmirësohet gjendja, ajo po përkeqësohet në mënyrë të qëllimshme dhe sistematike.
BDI rikujton se këto praktika përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe të Marrëveshjes së Ohrit, duke minuar themelet e bashkëjetesës demokratike dhe të vlerave evropiane.
I bëjmë thirrje Qeverisë njëetnike që të ndalojë me urgjencë këtë prirje të rrezikshme dhe të rikthejë mekanizmat e barazisë dhe drejtësisë në institucionet shtetërore.
Sa i përket të ashtuquajturave mbetje të vlen-it në Qeveri, është më se e qartë se askush nuk i pyet, askush nuk u kërkon mendim për asnjë vendim institucional.
E vetmja gjë që bëjnë është të arsyetojnë këto politika diskriminuese me heshtje dhe nënshtrim të turpshëm.
Kushdo që mbetet për ta legjitimuar këtë qeveri , qoftë me pjesëmarrje, qoftë me heshtje, është bashkëfajtor.
Kjo qeveri është në shkatërrim e sipër, dhe shqiptarët nuk duhet të jenë spektatorë të viktimizuar, por aktorë të rezistencës.