Të paktën 21 persona raportohet se kanë vdekur, pasi tornadot goditën dy shtetet amerikane Kentucky dhe Missuori.
Zyrtarët në Kentucky thanë se 14 humbën jetën për shkak të motit të keq, ndërsa shtatë persona vdiqen në Missuori, përfshirë pesë në qytetin e St Louis.
Guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear, shpallën gjendjen e emergjencës duke deklaruar se numri i viktimave pritet të rritet në shtetin e tij.
Zyrtarët thanë se 5,000 ndërtesa u dëmtuan, çatitë u shkatërruan dhe linjat e energjisë u rrëzuan ndërsa një tornado goditi të premten.
Rreth 100,000 banesa në Sant Louis mbetën pa energji elektrike dhe departamenti i zjarrfikësve tha se u kryen kërkime shtëpi më shtëpi në zonat më të prekura.
Shërbimi Kombëtar i Motit paralajmëroi për shkatërrime të mëtejshme që do të godasin Teksasin, Kansasin dhe Oklahomën. Tornadot e Midwest-it pritej të godasin edhe Illinoisin, duke u shtrirë përfundimisht deri në New Jersey dhe përgjatë bregdetit të Atlantikut.