11.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Gashi – Trusvell: Bashkëpunim parlamentar urë lidhëse me Australinë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me Peter Trusvell, ambasadorin e sapoemëruar jorezident të Australisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd.

“Kryetari Gashi, duke i uruar ambasadorit Trusvell mirëseardhje në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe duke e përgëzuar për emërimin e tij si ambasador, theksoi se takimi i sotëm është gjithashtu një tregues i marrëdhënieve të mira midis dy vendeve. Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë për anëtarësimin në NATO, si dhe për mbështetjen që Australia i jep perspektivës evropiane të vendit tonë, megjithëse nuk është anëtare e NATO-s dhe BE-së” informoi pres shërbimi i Kuvendit.

“Ai theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat përfaqësojnë një shtyllë të rëndësishme të mirëkuptimit të ndërsjellë. Trusvell përsëriti mbështetjen e fortë të Australisë për rrugën e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ambasadori shprehu kënaqësinë që diaspora maqedonase është e vendosur në Australi dhe është një marrëdhënie e përhershme dhe afatgjatë që i afron vendet gjeografikisht të largëta” bëri të ditur Kuvendi.

Bashkëbiseduesit trajtuan gjithashtu mundësitë për thellimin dhe promovimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe vizitat zyrtare reciproke në nivel të Kryetarëve të Parlamenteve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit