Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar edhe zyrtarisht ka përshëndetur Marrëveshjen e kryeministrave Mickovski dhe Stanmer, për partneritet strategjik mes dy vendeve.
Në njoftimin zyrtar të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar thuhet se partneriteti, do tëforcojë miqësinë mes dy vendeve.
“Kryeministri mirëpriti partneritetin e ri strategjik midis dy vendeve, duke forcuar më tej marrëdhënien midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut.
Ai shtoi se ky partneritet do të nënvizojë miqësinë në rritje midis dy vendeve dhe do të tregojë synimin për të bashkëpunuar më ngushtë për sfidat e përbashkëta, duke përfshirë rritjen ekonomike, tregtinë, mbrojtjen dhe sigurinë.
Liderët diskutuan gjithashtu marrëveshjen e fundit të Maqedonisë së Veriut për t’iu bashkuar Taskforcës së Përbashkët për Migracionin, duke forcuar më tej bashkëpunimin rajonal për të parandaluar kalimet e parregullta të migrantëve përmes Ballkanit dhe për të luftuar bandat kriminale që i ndihmojnë ato.
Duke parë përpara drejt samitit të Ballkanit Perëndimor në tetor, liderët mirëpritën forcimin e miqësisë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe rajonit.
Liderët shprehën dëshirën për të folur sërish së shpejti”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Britanisë së Madhe.