Pas emërimit të tij si drejtor i Filharmonisë, Mustafa Imeri ka reaguar ashpër ndaj kritikëve, duke thënë se “80% e pjesëtarëve të Filharmonisë performojnë në dasma” dhe se “tentuan të zbehin identitetin tim”. Në një prononcim në emisionin “Çka s’thuhet” me Lisa Alili, Imeri ka hedhur dritë mbi prapaskenat dhe polemikat që kanë shpërthyer në rrjet pas marrjes së detyrës së re. Ai theksoi se nuk do të lejojë që profesionalizmi i tij të vihet në pikëpyetje nga ata që, sipas tij, kanë interesa të ngushta personale.