17.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Albert Hani: Xha, hudhe një dinar! – Kujtimet që zhytën një qytet të tërë në dashuri me Strugën

Albert Hani, Sekretar i Përgjithshëm i RYCO-s, ka ndarë në Facebook një rrëfim të thellë e nostalgjik për fëmijërinë e tij në Strugë – një qytet që dikur ishte epiqendër e lojërave të pafundme, romancës së pastër dhe jetës së vërtetë rinore buzë Drinit të Zi.

Në këtë tekst Hani sjell në jetë atmosferën unike të “korzos” së famshme dhe lojërat spontane që mbushnin verën me hare dhe guxim – nga zhytesit pas monedhave deri te vajzat që sfidonin rrjedhën me elegance e trimëri.

Teksti, përplot detaje të gjalla e përshkrime poetike, është më shumë se një kujtim personal – është një thirrje për të rikthyer shpirtin e vërtetë të Strugës, të ruajtur natyrën dhe për të mos lejuar që rrënjët e identitetit kulturor të mbulohen nga harresa dhe ndotja. Ai mbyll rrëfimin me një reflektim të dhimbshëm për fëmijët e tij që nuk do të përjetojnë Strugën që ai ka dashur – një Strugë që, sot, e kanë mbushur rrjetet sociale e jo më uji i kthjellët i liqenit.

Ky rrëfim është një dritare në kohët kur Struga ishte jo thjesht një vend – por një jetë më vete./ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit