10.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin ushtarak me marrëveshjen CISMOA

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Departamenti amerikan i Mbrojtjes kanë nënshkruar Marrëveshjen për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) një dokument kyç që mundëson shkëmbim të sigurt të informacionit dhe rritjen e ndërveprueshmërisë mes dy forcave.

Marrëveshja u firmos në Prishtinë nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM).

Ambasada amerikane në Prishtinë e cilësoi këtë marrëveshje si një hap të madh përpara në forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

“Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA-n, duke rritur sigurinë e komunikimeve dhe ndërveprueshmërinë. Një hap i madh përpara në forcimin dhe sigurinë e të dyja kombeve tona”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së.

Nga ana e saj, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha se marrëveshja është me rëndësi të veçantë, sepse mundëson përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes dhe shkëmbimin e të dhënave të sigurta e kriptografike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit