13.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Izet Mexhiti: Ti nuk e solle ndryshimin – Ti e pengove atë!

Kreu i Lëvizjes VLEN, Izet Mexhiti, ka reaguar me tone të ashpra në Facebook pas vendimit të Arben Taravarit për t’u larguar nga Qeveria dhe për t’u bashkuar me opozitën shqiptare.

Në një postim të gjatë, Mexhiti e akuzon Taravarin për tradhti ndaj procesit të ndryshimit dhe ndaj votuesve që i besuan atij.

“Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin.
Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë.
Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove atë.
Ti nuk e përfaqëson frymën e ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e saj.
Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je zhgënjimi i çdo shqiptari.”

Duke theksuar se VLEN mbetet busulla e vërtetë e ndryshimit, Mexhiti bën thirrje për unitet dhe fton të gjithë ata që ndihen të mashtruar të bashkohen me VLEN në rrugën drejt një të ardhme më të drejtë dhe më të ndritur.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit