10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Ibrahimi: Aktivisti, votuesi, eksponentët e ASH-së të mos ndjekin rrugën që të çon te Ali Ahmeti!

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, në podcastin Fol në TV
Festa, ka folur edhe për aktivistin e Aleancës për shqiptarët duke
theksuar se i dhimbset aktivisti i ASH-së nga veprimet e fundit të
Taravarit.
“ Neve, më shumë se ai, na dhimbset aktivisti i ASH-së. Na dhimbset
votuesi i ASH-së i cili pa të drejtë sot prej liderit të tyre është vënë
në pozitë që ti shërbejë BDI-së. Unë andaj e shfrytëzoj rastin që ti
ftoj të gjithë votuesit, aktivistët, eksponentët e lartë të ASH-së që të
mos e ndjekin rrugën që e ka marr zoti Taravari sepse ajo është rrugë që
e ka fundin te Ali Ahmeti. Ata e kanë vendin te VLEN-i dhe VLEN-i është
rruga në të cilën ata kanë investuar dhe ata duhet t`i shijojnë sukseset
tona të përbashkëta”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit