Në emisionin “Expansion”, Kaltrina Beqiri ndau sfidat e ruajtjes së balancës mes jetës personale dhe asaj profesionale. Ajo theksoi se, megjithëse rruga nuk është e lehtë, gratë nuk duhet të dorëzohen kurrë përballë presioneve të përditshme. Mes karrierës dhe jetës familjare, Kaltrina jep një mesazh frymëzues për të gjitha gratë që luftojnë për të ecur përpara pa kompromis.





