Gostivar – Ndërsa zgjedhjet afrohen dhe skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut zien nga tensionet dhe koalicionet e çuditshme, kritikat ndaj Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët (ASH) janë intensifikuar. Në një reagim të fortë publik, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile pyesin nëse kemi të bëjmë me një reformim të vërtetë të BDI-së apo me një rigrupim të orkestruar me “opozitarë të blerë”.
Arben Taravari, neurolog me profesion dhe lider politik me pretendime për ndryshim, akuzohet se ka braktisur idealet opozitare dhe është bërë pjesë e një loje të vjetër politike për të ruajtur karrigen. “Në vend se të qëndronte me popullin, ASH-ja e Taravarit u bë patericë e BDI-së dhe pjesë e një fronti të frikësuar kundër koalicionit opozitar VLEN,” shprehen kritikët.
Përballë një aleance prej 9 partish që duket se janë bashkuar vetëm për të ndalur VLEN-in, qytetarët pyesin: A mos vallë Taravari është korruptuar jo me para, por me frikën nga ndryshimi që po troket?
Veçanërisht në Gostivar, qytetin e tij të lindjes dhe bastionin politik, Taravari akuzohet se përdor çdo mjet – edhe aleanca të pamenduara – për të shmangur një humbje që mund të jetë fatale për karrierën e tij. “Çfarë ka në Gostivar që e tremb kaq shumë Taravarin? Apo e di mirë që qytetarët nuk harrojnë, dhe këtë herë nuk do ta kursejnë?” – janë fjalët që përshkojnë opinionin publik.
Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim të vërtetë. Ata thonë se frika, pazaret politike dhe “neurologët” që sillen si viktima nuk do ta ndalin më vullnetin e votës së pastër.
Ndryshimi ka nisur – dhe këtë herë, askush s’mund ta ndalë.





