Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot kishte fjalën e tij në ngjarjen promovuese online për projektin “Ndjekja e reformave dhe rritjes në Ballkanin Perëndimor”, nën organizimin e Institutit të Politikave Evropiane, që është platformë për shkëmbimin rajonal të përvojave dhe praktikave të mira në ndjekjen dhe vlerësimin e reformave, me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet, shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë.
Në fjalën e tij, Ministri Murtezani theksoi rëndësinë e mekanizmave të strukturuar dhe transparentë për ndjekjen e reformave si mjete kyçe për menaxhimin efektiv me proceset reformuese dhe përforcimin e besimit publik. Ai theksoi se Agjenda e reformave 2024–2027 është platformë transformimi e drejtuar në nivel nacional që e instalon agjendën evropiane në politikat institucionale, bazuar në pesë shtylla strategjike: sundimi i së drejtës, tranzicioni i gjelbër, transformimi digjital, kapitali njerëzor dhe qeverisja e mirë. Ministri nënvizoi se reformat duhet të jenë të orientuara drejt rezultateve, me ndjekje të vazhdueshme dhe të hapura për korrigjime, që të reflektojnë dinamikën dhe pritjet reale të qytetarëve dhe partnerëve.
Në vazhdim fjalimi i integruar i MÇE Murtezani:
=============================================================
Të nderuar kolegë, partnerë dhe përfaqësues të shoqërisë civile,
Më lejoni fillimisht ti shpreh mirënjohjen time të sinqertë Institutit për Politika Evropiane lidhur me koordinimin e përkushtuar të ngjarjes së sotme dhe për kontributin e tyre të vazhdueshëm drejt dialogut rajonal për reforma dhe rritje. Kjo përpjekje rajonale është shumë e nevojshme sepse vendos strukturën, transparencën dhe krahasimin në mënyrën se si vlerësojmë dhe kumtojmë ndikimin e reformave në sektorin publik. Në shoqëri ku pritjet nga institucionet janë të larta ndërkaq afatet kohore janë të shkurtra, qartësia në ndjekjen e reformave nuk është vetëm çështje teknike, por domosdoshmëri strategjike.
Projekti për të cilin sot diskutojmë në mënyrë të drejtpërdrejt ka të bëjë me sfidat me të cilat ballafaqohemi si koordinatorë nacional të agjendave komplekse reformuese. Si Ministër përgjegjës për Çështje Evropiane dhe Koordinator nacional i emëruar për Agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut, në mënyrë të drejtpërdrejtë e shoh rëndësinë nga mjetet që jo vetëm ndjekin rezultatet e reformave, por edhe i pasqyrojnë përpjekjet institucionale, koherencën e politikave dhe rëndësinë shoqërore të asaj për të cilën përpiqemi të arrijmë.
Agjenda Reformuese 2024-2027 është platformë e drejtuar në nivel nacional për transformim. U hartua përmes procesit të strukturuar ku u përfshinë ministritë përkatëse, shoqëria civile, partnerët zhvillimorë dhe ekspertët ndërkombëtarë. Por besueshmëria e saj nuk buron nga idea e saj, por nga aftësia ti shndërrojë prioritet politike në ndryshime të dukshme. Agjenda njeh pesë shtylla qendrore që pasqyrojnë prioritetet nacionale dhe evropiane: sundimin e së drejtës, tranzicionin e gjelbër, transformimin digjital, zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe qeverisjen e mirë. Secila prej këtyre fushave përmban reforma të veçanta, afate kohore dhe rezultate të pritura, por krahas kësaj, ato reciprokisht janë të ndërvarura dhe plotësohen.
Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut ndërmori hapa konkretë për ta përfshirë këtë agjendë në punën e institucioneve publike. Me miratimin e Ligjit të ri për buxhet u vendos kornizë më transparente për menaxhimin e fondeve publike të bazuar në rregulla. Sistemet për kontrollin e brendshëm financiar zgjerohen dhe instalohen në institucionet kyçe. Në fushën e kapitalit njerëzor, po menaxhohet me qendrat rajonale të arsimit profesional me qëllim për harmonizim më të mirë me nevojat e tregut të punës. Në kuadër të Agjendës së gjelbër, kornizat operative për tranzicionin energjetik po instalohen paralelisht me planifikimin e legjislacionit. Të gjitha këto masa ndiqen në lidhje me përcaktuesit qartë të definuar dhe treguesve për sukses.





