Shkup, 5 maj – Pa ujë sot nga ora 09:30 janë një pjesë e banorëve të fshatrave të Shkupit, Kopanicë dhe Bukoviq, në komunën e Sarajit.
Siç kumtoi NP “Ujësjellës dhe Kanalizim”-Shkup, ndërprerja është për shkak të një defekti rrugor f-200 milimetra në fshatin Rashçe, në afërsi të shkollës.
Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në riparimin e defektit.


                                    



