14.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Garip Kaba në mbështetje të Taravarit!

Njëri nga nismëtarët për themelimin e partisë Aleanca për Shqiptarët, Garip Kaba, i ka dhënë mbështetje të plotë, kryetarit të kësaj partie, Arben Taravari që ASH-ja të del bashkë në zgjedhje me opozitën shqiptare.

“Duke u nisur nga fakti që jam nji ndër nismëtarët e parë të subjektit tonë politik,Aleancës për Shqiptarët dhe duke pasur para sysh shum argumente që përmbysin çfardo varianti tjetër për të mbijetuar politikisht si subjekt i shëndosh në skenën politike; Shpreh përkrahje të parezervë liderit të partisë z.Arben Taravari,me qëndrimin e shpallur publik,që ti japim mbështetje frontit opozitar,për të sjellur ndryshimin e shumëpritur në skenën politike mbrenda kampusit shqiptar.
Ftoj publikisht,aktivistët e Aleancës për Shqiptarët dhe gjithë votuesit shqiptarë t’i bashkangjiten karvanit të fitores së madhe. Na prift e mbara!”, ka shkruar Kaba në Facebook.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit