12.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

MPB jep detaje për vjedhjen e rëndë tek deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi

Pas njoftimit të ORA24.TV për vjedhje të rëndë në shtëpinë e ish/zvëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi, MPB ka dalë me detaje.

“Më 21.04.2025, në ora 11:40, në SPB Shkup, F.B. (49) nga Shkupi ka raportuar se në periudhën nga ora 07:30 e datës 18.04.2025 deri në ora 03:00 të datës 21.04.2025, me përdorim force dhe mjeti të përshtatshëm është hyrë në shtëpinë e tij në rajonin e Butelit në Shkup dhe janë marrë para dhe sende të tjera”, njoftojnë nga MPB.

Ora24.tv njoftoi ekskluzivisht jamin se në orët e pas mesnatës në shtëpinë e deputetit Fatmir Bytyqi është vjedhur një sef ku ka pasur gjëra prej ari dhe orë, me vlerë rreth 3.100.000 denarë si dhe një kovertë me informata të klasifikuara.

Në komunimim me Deputetin, ai konfirmoi vjedhjen, por tha se nuk dëshiron të flas për detaje./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit