Kryeministri Hristijan Mickoski,përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së Papa Françeskut,ku ka shkruar se ai si udhëheqës shpirtëror pas vete le një gjurmë të madhe humane, të ndershme dhe të përkushtuar në historinë e botës bashkëkohore.
Postimi i plotë Kryeminstrit Mickoski
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku – udhëheqësit shpirtëror që lë pas një gjurmë jashtëzakonisht humane, të ndershme dhe të përkushtuar në historinë e botës bashkëkohore.
Mesazhi i tij i paqes, solidaritetit, shqetësimit për më të rrezikuarit dhe dialogut midis kombeve ishte një dritë për miliona njerëz, pavarësisht besimit apo kombit. Ai ishte një zë i ndërgjegjes në kohë sfidash globale dhe një shembull i jashtëzakonshëm i njerëzimit dhe guximit moral.
Papa Françesku ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e tij për Maqedoninë ndër vite – për përpjekjet e saj për paqe, bashkëjetesë dhe respekt për dallimet. Fjalët e tij ishin gjithmonë inkurajuese, kurse qëndrimi i tij ndaj popullit tonë ishte i mbushur me ngrohtësi dhe respekt.
Në emrin tim, në emër të Qeverisë dhe qytetarëve, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta Vatikanit, Kishës Katolike dhe të gjithë besimtarëve që sot po vajtojnë.
Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme për të.





