10.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Arrihet marrëveshja për verifikimin e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Një komision i ri do të themelohet për të verifikuar mandatet e deputetëve duke u bazuar në listat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Partitë opozitare kanë arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të gjetur një “dalje” nga bllokimi i institucioneve.

Pas mbledhjes me kryesuesin e seancës, përfaqësuesit e të gjitha partive kanë rënë dakord që të votojnë unanimisht vendimin e ri nga komisioni për verifikimin e mandateve.

Kështu kanë bërë të ditur Albulena Haxhiu dhe Mimoza Kusari – Lila pas mbajtjes së mbledhjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit