Çifti që humbi jetën mbrëmë në aksidentin në dalje të Kërçovës

Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Trapçindoll në rrugën Kërçovë-Gostivar, ku kanë humbur jetën dy të rinj nga Kërçova, Hadi dhe Besa Emini.

Çifti Emini, prindër të tre fëmijëve të vegjël, ishin duke udhëtuar bashkë me fëmijët dhe gjyshen, kur automjeti i tyre u përfshi në një aksident fatal. Për fat të mirë, tre fëmijët dhe gjyshja kanë mbijetuar, por ndodhen nën përkujdesje mjekësore, përcjell INA.

Lajmin për ndarjen nga jeta të çiftit e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Shitovë, z. Shefik Azizi, i cili në një postim në rrjetet sociale ka shprehur dhimbjen e thellë të komunitetit për këtë humbje të rëndë.

“Kujtimi i Hadiut dhe Besës do të jetojë gjithmonë në zemrat tona. Lutemi për shërim të plotë të fëmijëve dhe gjyshes që i mbijetuan aksidentit,” ka shkruar Azizi.

Komuniteti në Kërçovë është thellësisht i tronditur nga kjo tragjedi, ndërsa autoritetet janë duke hetuar shkaqet e sakta të aksidentit.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit