Zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, në një postim të fundit në Fejsbuk, ka njoftuar për rritjen e pensioneve.
Postimi i plotë:
Pensionet u rriten me 5.000 denarë brenda 9 muajve!
Mbi 340.000 pensionistë përfitojnë rritje pensioni, duke e çuar mbështetjen financiare në një nivel të ri. Vetëm brenda 9 muajve qeverisje, pensionet janë rritur me 5.000 denarë, duke përmbushur një nga premtimet kryesore.
Rritja e fundit prej 2.500 denarësh është dëshmi se mbajmë fjalën dhe vazhdojmë të përmirësojmë standardin e jetesës për pensionistët. Ky është rezultat i një qasjeje të përgjegjshme dhe të vendosur për të mbështetur këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.
Përkushtimi ynë ndaj mirëqenies së tyre mbetet i palëkundur!





