86-vjeçarin nga Gostivari e mashtrojnë dhe i marrin 5,600 denarë nga llogaria bankare

86-vjeçari nga Gostivari ka denoncuar në polici se më 6 shkurt dy persona e kanë mashtruar, ku edhe i kanë marrë 5,600 denarë nga llogaria bankare. 86-vjeçari ka thënë se ata rrejshëm e kanë informuar se nuk ka mjete në llogari dhe i kanë kthyer kartelën ndërkohë që kundërligjshme kanë tërhequr paratë nga llogaria e tij.

“Më 09.02.2026 në ora 13:30 në DPB Gostivar, një 86-vjeçar nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se më 06.02.2026 rreth orës 14:00 është mashtruar nga dy persona meshkuj para një bankomati në Gostivar. Sipas denoncimit, autorët kanë shfrytëzuar gjendjen e tij shëndetësore dhe vështirësitë në komunikim, me ç’rast rrejshëm e kanë informuar se nuk ka mjete në llogari dhe i kanë kthyer kartelën, e më pas në mënyrë të kundërligjshme kanë tërhequr 5.600 denarë nga llogaria e tij. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit