18-vjeçari nga Kosova humb jetën në det në Shëngjin

Advertisement

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes apo e një arresti kardiak gjatë qëndrimit në det.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit