Tetë persona janë lënduar, tre prej tyre rëndë, si pasojë e një shpërthimi në një varkë turistike në vendpushimin Fuengirola në Costa del Sol të Spanjës.
Incidenti ndodhi ndërsa varka motorike, e përshkruar në nivel lokal si një varkë turistike, po largohej nga marina në qytetin spanjoll, raporton KosovaPress.Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan zjarrfikësit në marinë duke shuar flakët me tuba uji.Alarmi u dha rreth orës 12:20 të pasdites së sotme me disa dëshmitarë që telefonuan shërbimet e emergjencës ndërsa një re e zezë tymi u ngrit në ajër.