10.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

75 vjetori i gjimnazit “Zef Lush Marku”

Gjimanazi “Zef Lush Marku” mbrëmjen e djeshme kremtoi patronatin e 75-të me një manifestim solemn të mbushur me emocione, kujtime dhe aktivitete të shumta kulturore e artistike.

Në ambientet e Teatrit Shqiptar në Shkup, mes duartrokitjeve dhe entuziazmit të pranishëm, nxënës, ish-nxënës, mësues, prindër dhe figura të njohura të arsimit shqiptar u mblodhën për të nderuar historinë dhe kontributin e këtij institucioni të shquar arsimor.

Programi i manifestimit përfshiu një sërë performancash artistike nga vetë nxënësit, të cilët sollën në skenë valle tradicionale, recitime dhe interpretime muzikore.

Për Ora24 dhe Almakos, deklaruan edhe disa prej profesorëve dhe nxënësve aktual të këtij gjimnazi.

“Është një ndjenjë e papërshkrueshme, kur nisemi prej faktit që unë kam qenë edhe nxënës i kësaj shkolle në vitet e 90-ta, pastaj studimet dhe të gjitha për të ardhur në këtë pozitë është me të vërtetë privilegj, është nder që jam pjesë e kësaj familje, dhe shpresoj që me mundësitë dhe kapacitetet tona të japim kontributin më të mirë për gjeneratat e ardhshme, sepse e kemi detyrim dhe obligim, jo vetëm dëshirë. Vlerësuesit më të mirë të punës që bëjmë ne është opinioni, prindërit, nxënësit dhe prej tyre dëgjojmë fjalë pozitive që na inkurajojnë që të vazhdojmë dhe këto vlerësime nuk guxojmë ti dëshpërojmë!”– tha përgjegjësi i shkollës, Bekim Trolli.

Një ndër profesoreshat e gjimnazit, Jetmira Aliu përcolli emocionet e saja me fjalë:

“Ndjehem edhe e emocionuar edhe e gëzuar që jam mësimdhënëse në këtë shkollë, që 75 vite është një kala e pamposhtur e emancipimit të brezave të ri. Gjeneratë pas gjenerate ka nxjerr në sipërfaqe njerëz tepër të vyjshëm”.

“Besoj si nxënës në qytetin e Shkupit shkolla na i ka ofruar të gjitha opcionet, nuk besoj që ka diçka që nuk e kam marrë nga “Zef Lush Marku”, qoftë dituri qoftë eksperiencë që na i ka ofruar”-shtuan nxënësit e gjimnazit “Zef Lush Marku”.

https://www.facebook.com/share/v/1A6aavq55E/?mibextid=wwXIfr

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit