15.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

65 raste me kollën e keqe në rajonin e Tetovës

Në të kaluarën kishte vetëm raste sporadike të paraqitjes së kësaj sëmundje. Për dallim nga gripi që paraqitet me virus, ndërsa kolla e keqe është infektim me bakterie

Tetovë, 23 shtator – Kolla e keqe një sëmundje ngjitëse e traktit respirator pas shumë dekadash sërish rikthehet në mesin e fëmijëve. Kësaj sëmundje të rëndë nuk i kanë shpëtuar as fëmijët e rajonit të Tetovës. Nga Instituti për Shëndet Publik në Tetovë thonë se për dekada me radhë rastet me kollën e keqe kanë qenë të rralla, kurse tash ka rritje të numrit të të infektuarve me këtë sëmundje. “Qendra për Shëndet Publik me datë 28 06 2024, shpalli epidemi të kësaj sëmundje. Deri më tash kemi të regjistruar, me analiza laboratorike të vërtetuara 65 raste me kollën e keqe në rajonin e Tetovës. Më shumë janë të prekur popullata e re, fëmijët e moshës nën dy vjeçare, ku ka raste më të lehta por edhe më të rënda. Simptoma kryesore është stërzgjatja e kollës që mund të zgjasë deri në dy muaj. Prej këtyre, janë hospitapizuar rreth 20 fëmijë, në Klinikën për Sëmundje të fëmijëve në Kozle. Nuk kemi raste të vdekjeve nga kjo sëmundje dhe realtivisht mirë përfundon tërë pasqyra klinike”, deklaroi Bllagorodna Mishkovska, specialiste epidemiologe.

Por, pse pas shumë dekadave sërish rikthehet në mesin tonë kolla e keq. Sipas mjekes, problem kryesor është rënia e numrit të fëmijëve që vaksinohen. Ajo, nënvizon se dukuria e dezinformimit për vaksinimin ndikon keq dhe kjo pastaj bart edhe pasoja.

“Paraqitja e serishme e kësaj sëmundje është si rezultat i rënies së imunizimit tek popullata. Pra, kemi gjithnjë rënie të numrit të marrjes së vaksinës, dhe në njërën anë si rezultat i refuzimit të vaksinimit të fëmijës nga ana e prindërve dhe kjo është pasojë e një fushate anti-vaksinë që është prezente edhe në rajonin tonë dhe jo vetëm. Prandaj, presim që në vitet e ardhshme të kemi edhe rritje të prezencës së kësaj sëmundje derisa nuk arrihet një imunizim më i madh apo rreth 95 për qind, që të sigurohet një imunitet kolektiv të popullatës”, tha Bllagorodna Mishkovska, specialiste epidemiologe.

Në të kaluarën kishte vetëm raste sporadike të paraqitjes së kësaj sëmundje. Për dallim nga gripi që paraqitet me virus, ndërsa kolla e keqe është infektim me bakterie. Tek fëmijët, kolla e keqe paraqitet me një kollë të stërzgjatur dhe gjatë më shumë është gjatë orëve të natës dhe është shumë e fuqishme ku në raste të veçanta mund të vijë deri tek vdekja. Në këtë rast, më të ndjeshëm janë fëmijët e pavaksinuar, kurse ata që janë të vaksinuar më lehtë kalojnë. Rekomandohet që fëmijët e infektuar me këtë sëmundje të mbahen në izolim qoftë në kushte shtëpiake, qoftë në kushte spitalore. (koha.mk)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit