Komuniteti arbëresh në Itali dhe shqiptarët nga të gjitha trojet po shënojnë 537-vjetorin e themelimit të Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi), një nga qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë.
Në aktivitetet e organizuara për këtë përvjetor morën pjesë përfaqësues të komuniteteve arbëreshe, studiues dhe figura të njohura nga trevat shqiptare. Ndër ta është edhe profesori universitar dhe prodekani i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Arsim Sinani.
“Gëzuar Festën e Themelimit të Piana degli Albanesi – Hora e Arbëreshëvet për të gjithë bashkëqytetarët tanë Arbëresh, kudo që ndodhen, afër e larg!
Sot shënojmë 537-vjetorin e nënshkrimit të kapitujve të themelimit (30 Gusht 1488).
Për më shumë se gjysmë mijëvjeçari, arbëreshët ruajnë gjenezën tonë, identitetin dhe krenarinë e kombit shqiptar. Gjaku ynë i shenjtë janë Arbëreshët. Pasuria e jonë kulturore në tokën italiane është një thesar i rrallë, që duhet ruajtur e vlerësuar përherë”, ka nënvizuar Arsim Sinani përmes një porosie lidhur me këtë festë gjithëshqiptare. (INA)
Foto nga Hora e Arbëreshëve KËTU