Një incident është raportuar më 6 tetor në Stacionin Policor të Tetovës, ku një banor i fshatit Pallaticë, M.M. (53), ka deklaruar se është goditur nga një katërçikllë, duke pësuar lëndime trupore.
Sipas njoftimit të policisë, M.M. ka vërejtur dy persona të panjohur që kishin hyrë me katërçiklla në arën e tij dhe po kryenin lëvizje rrotulluese nëpër tokë. Ai u ka kërkuar të ndalonin veprimet, por njëri prej tyre, gjatë ndezjes së katërçiklës, e ka goditur me mjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
M.M. ka marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, ku i janë konstatuar lëndimet.
Policia, sipas TS, bën të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.