13.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

4 milionë € për Luginën për 2025, votoi Parlamenti i Kosovës

Parlamenti i Republikës së Kosovës ka marrë një vendim me peshë jetike për Luginën e Preshevës, një fond prej 4 milionë euro për vitin 2025, që përkthehet në mbështetje konkrete dhe të prekshme për shqiptarët e Luginës.

“Pas aprovimit në Qeveri e tashmë miratimi në lexim të dytë të Parlamentit për këtë fond nuk është thjesht një numër në letër. Është një mesazh i qartë dhe i fortë nga Kosova se shqiptarët e Luginës nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë vetëm!”, theksoi deputeti shqiptar i Luginës, Shaip Kamberi.

Sipas tij, këto mjete do të shkojnë aty ku preken përditë zemrat e njerëzve: në arsim, për t’i dhënë fëmijëve tanë një dritare më të gjerë drejt së ardhmes; në kulturë, për të ruajtur dhe promovuar vlerat tona kombëtare; në sport, për të rritur shpresën dhe energjinë pozitive të rinisë; dhe në sektorë kyç që përmirësojnë jetesën e përditshme.

“Ky është një hap që shkon përtej politikës, përtej fjalëve, drejt veprës së mirëfilltë në shërbim të shqiptarëve dhe ruajtjes së identitetit kombëtar në këto troje”, theksoi Kamberi.(INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit