Banorë të lagjes Lisiçe e Re në Shkupjanë zgjuar sot me një situatë shqetësuese, pasi gomat e 32 automjeteve u gjetën të shpura pa asnjë arsye të dukshme.
Sipas qytetarëve, veturat kanë qenë të parkuara rregullisht në parkingun para ndërtesave të tyre, ndërsa dëmtimet janë konstatuar gjatë orëve të mëngjesit.
Rasti ka shkaktuar revoltë dhe shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Ende nuk ka informacione zyrtare nga policia nëse është hapur procedurë hetimore.



