Gjatë ditës së djeshme u krye një sondazh në bazë të 1100 të anketuarve, sondazhin e zbatoi një agjenci serioze vlerësimi (a duhet të ketë një emër këtu).
Darko Kostovski gëzon besim të madh te shqiptarët në Komunën e Butelit, për punën e kryetarit Kostovski janë shprehur pozitivisht rreth 32,3%.
Ndërsa në mesin e maqedonasve etnikë, Kostovski gëzon një vlerësim si asnjë kryetar komune në historinë e Maqedonisë së pavarur. Rreth 68% e maqedonasve etnikë thanë se kishin një pikëpamje pozitive për Darko Kostovskin.
Të pyetur nëse Darko Kostovski po punon më mirë se paraardhësi i tij, kryetari Velimir Smilevski, në përgjithësi, si shqiptarët etnik ashtu edhe maqedonasit etnik, 61% thanë se ai po punon më mirë, ndërsa 15% thanë se po bën punë më të keqe se paraardhësi i tij.
Në pyetjen se për kë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme mes Darko Kostovskit dhe Velimir Smilevskit, në përgjithësi, gjithsej shikuar nga të gjitha bashkësitë etnike, për Darko Kostovskin janë përgjigjur 45%, Për Velimir Smilevskin 7,3%.
Ky sondazh tregon një dominim të qartë të kryetarit aktual Darko Kostovski me punën e tij të paprecedentë në terren deri më tani, dhe duke i përmbushur të gjitha premtimet e dhëna gëzon besim të madh te qytetarët e Komunës së Butelit.





