13.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

30 vjet anëtarësim në Këshillin e Evropës – takim i Kryetarit Gashi dhe Kryetarit të APKE-së, Teodoros Rusopulos

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u zhvillua takim mes Kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, dhe Kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të vendit në Këshillin e Evropës.
Kryetari Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Këshilli i Evropës i ka dhënë Maqedonisë së Veriut që nga viti 1995, duke theksuar se anëtarësimi prej tre dekadash është një konfirmim i angazhimit të qëndrueshëm ndaj të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të së drejtës..
Të dy Kryetarët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar dhe iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në një dukshmëri më të madhe të Këshillit të Evropës në rajon.
Kryetari Gashi nënvizoi se përvoja e fituar përmes Këshillit të Evropës është me vlerë të veçantë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe se Kuvendi do të vazhdojë të jetë shembull i transparencës, dialogut dhe përkushtimit ndaj standardeve evropiane.
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, me marrëveshje të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin në frymën e vlerave të përbashkëta evropiane.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit