28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari – sot shënohet Epopeja e UÇK-së

Sot shënohen 28 vjet nga rënia heroike e familjes Jashari në Prekaz, një nga ngjarjet më të lavdishme të historisë së re të Kosovës dhe momenti që shënoi fillimin e Epopesë së UÇK-së.

Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe rrethuan kullën e Jasharëve në Prekaz. Në një përballje të pabarabartë, Adem Jashari së bashku me familjen e tij zgjodhën qëndresën deri në flijim, duke u bërë simbol i pathyeshmërisë dhe i vendosmërisë për liri.

Kjo sakrificë u kthye në një moment historik që mobilizoi mijëra djem e vajza për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e shndërruar Epopën e UÇK-së në një kushtrim lirie dhe në një pikë kthese në rrugëtimin drejt çlirimit të vendit.

Sakrifica e familjes Jashari përfaqëson një nga kapitujt më të rëndësishëm të rezistencës shqiptare dhe një simbol të përhershëm të luftës për liri, dinjitet dhe pavarësi.

Në shënim të kësaj dite, sot do të mbahet seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa edhe Qeveria e Kosovës do të zhvillojë mbledhje solemne në nderim të Epopesë së UÇK-së./KultPlus.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit