30.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

“26 vjet lavdi”, publikohet logoja zyrtare e Epopesë së UÇK-së

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e ka bërë publike logon zyrtare të 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Logoja përmban flamurin me shqiponjë, komandantin legjendar Adem Jasharin, Hamëz Jasharin dhe babanë Shaban Jashari, ndërsa mbishkrimi është “26 vjet lavdi”.

Po ashtu, në nderë të 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, qeveria e ka bërë publik edhe programin, ku më 5 mars, nga ora 10 do të ketë seancë solemne të Kuvendit të Kosovës, ku në të njëjtën orë, njëjtë do të veprojnë edhe kuvendet komunale në mbarë vendin.

Ndërsa, nga ora 12:00, në Kazermën “Adem Jashari” do të bëhet rreshtimi i kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Më 6 mars, nga ora 08:00, ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës është paraparë t’i kushtohet Epopesë, ndërsa nga ora 10:00 do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurse, nga ora 13:00 do të bëhen homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memoriale, e në ora 17:00 do të ketë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

E, më 7 mars, nga ora 17:00 do të bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Republikës, ndërsa nga ora 18:00, mbahet Nata e Zjarreve në Prekaz.

Më pas, nga ora 19:00 do të mbahet programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj në po atë ditë

Lajme të ngjajshme

1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit