28.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

20-vjeçari nga Çegrani lëndohet pas tentativës për sulm me thikë

Sipas informacioneve që SPB Gostivar ka bërë të ditura , më 14.09.2025 në orën 18:00 në Njësinë Policore Çegran, L.I. (20) nga fshati Çegran i Gostivarit ka raportuar se rreth orës 13:20 në fshat, për shkak të marrëdhënieve të paqarta të mëparshme dhe një mosmarrëveshjeje, A.H. nga i njëjti fshat është përpjekur ta sulmojë me send të mprehtë.

Gjatë përpjekjes për t’ia marrë sendin, L.I. është lënduar në dorë. Nga SPB Gostivar bëjnë të ditur për Tetovasot se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit