0.8 C
Skopje
Sunday, December 21, 2025

17 të lënduar nga rrokullisja e autobusit në Rugovë

Një autobus është vetaksidentuar sot në fshatin Shkrel.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar 17 persona, të cilët janë dërguar në Eemergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.

Rastin për Portali Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, tha ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit