Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 15 zjarre aktive në të gjithë territorin e shtetit – katër prej tyre janë ende aktive, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa shtatë janë shuar plotësisht, përcjell TV21.
Problemi më i madh është zjarri në malin Goten në rajonin e Malëshevës, i cili në disa momente rrezikoi fshatrat përreth. Megjithatë, sipas kreut të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ato fronte që përhapeshin drejt fshatrave janë shuar dhe tani janë nën kontroll. Në shuarjen e këtij zjarri kanë marrë pjesë helikopteri i MPB-së, si dhe mjetet e ushtrisë të adaptuara për ndërhyrje – automjetet BTR.





