Kryetari Mendi Qyra mirëpret diasporën veleshtare në Zvicër — dhe paralajmëron projekte të mëdha për Strugën!

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim frytdhënës me përfaqësues të diasporës veleshtare që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër — komunitet ky me qindra mijëra shqiptarë, që ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në zhvillimin e vendlindjeve tona.
Në një atmosferë bashkëpunimi e entuziazmi, Qyra theksoi se angazhimi i diasporës nuk është vetëm mesazh mbështetës, por duhet të shndërrohet në projekte konkrete zhvillimi për Strugën. 🛠️
Ai falënderoi mysafirët për besimin, duke nënvizuar se bashkë mund të realizojnë ide inovative që do ta bëjnë Strugën një vend më modern dhe prosperues.
📌 Qyra paralajmëroi se së shpejti do të zyrtarizohen nisma dhe projekte të reja, të cilat synojnë përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët e Strugës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit