1.8 C
Skopje
Tuesday, December 2, 2025

Kostovski: Ujësjellësi në Luboten dhe Libanci përparon me dinamikë të shkëlqyer

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, njofton se projekti historik për furnizimin me ujë të pastër në fshatrat Lubancë dhe Luboten po avancon me dinamikë të shkëlqyer. Sot u bë inspektimi në terren, ku u konfirmua se punimet po zhvillohen sipas planifikimit.

🚧 Aktualisht është duke u vendosur tubacioni në krahun e dytë të ujësjellësit nga rezervuari i Lubotenit. Deri më tani janë montuar 400 metra tubacion në dy segmente të ndryshme të trasës, vetëm brenda një periudhe të shkurtër pune.

💰 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, ka siguruar mbi 110 milionë denarë, duke e shndërruar këtë projekt në një nga investimet kapitale më të rëndësishme për komunën.

Kostovski rikujton se, pavarësisht dyshimeve dhe kundërshtimeve të mëhershme politike, sot projekti është realitet dhe po ecën me hapa të sigurt drejt finalizimit, duke garantuar furnizim me ujë të pijshëm nga rrjeti qytetar për banorët e Lubancës dhe Lubotenit.

Ai shpreh falënderime të veçanta për Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministrin e ministrin e Transportit Aleksandar Nikollovski, për mbështetjen e fortë në realizimin e këtij projekti tejet të rëndësishëm për komunën e Butelit dhe banorët e saj.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit