12.8 C
Skopje
Friday, October 17, 2025

13 vjet burgim për sulm seksual dhe keqpërdorim seksual të dy të miturave

Me 13 vjet burgim është dënuar K.S. për sulm seksual dhe keqpërdorim seksual të personave nën 16 vjeç.

Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj e shpalli fajtori të pandehurin dhe për veprën penale në vazhdim sulmi seksual i shqiptoi 10 vjet burgim, kurse për keqpërdorim seksual 4 vjet. Me dënim unik iu shqiptua dënimi prej 13 vjet.

“I pandehuri K.S. akuzohet se në periudha të ndryshme kohore gjatë viteve 2012-2013 dhe 2018-2022 ka ushtruar veprime të ndaluara seksuale ndaj dy të miturave të moshës 12 dhe 14-vjeçare, nga i njëjti lokalitet, duke shfrytëzuar rrethana të ndryshme dhe moshën e tyre të mitur”, thuhet në komunikatën e gjykatës.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit