Në bazë të gjitha parametrave, Feti Abazi do të jetë kryetar i ri i komunës së Bogovinës, ka deklaruar shefi i shtabit qendror të VLEN, Adnan Azizi, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Siniçan të Bogovinës.
Sipas situatës në terren, ka theksuar ai, se pritet një fitore historike në të gjitha komunat e Pollogut.
“I keni parë edhe sondazhet, që janë një barometër për rezultatin.
Edhe komuna e juaj ishte me prezencë masive në konventën hapëse në Shkup. Kjo dëshmon se ne jemi te pragaditur.
Ne nivel komunal, ne komunën tuaj, e cila eshte shndërru në shperndarje begatonkash gjatë zgjedhjeve. Ta shndërrojsh komunën, vetëm për të dërgu në mëhalla begatonka, është e dhimbshme.
Ne e zgjodhëm kandidatin, për infrastrukturë, edhe kanalizime, edhe për ndërtime çerdhesh. Po punojmë në projekte strategjike, pêr zonën e Sharrit, që ta zhvillojmë. Po bëjmë projekte, që rinia të gjejë veten këtu. Ndërtime terrenesh sportive, zhvillim të turizmit, biznesit, ujin e pijshëm, kanalizimet, punësimet, e kështu me rradhë.
Vërtet jemi superfavorit, jo favorit. Nuk guxojmë të biem në letargji. Prej 2 me 1, pritet ta rrisim fitoren. Klima eshte jo 60 me 40%, por edhe më shumë ta rrisim, numrin e fitores.
Nuk kanë as argument, as kandidat. Të gjitha dyert i kemi te hapura per te kerkuar vota, gjithandej”, ka përfunduar deputeti i VLEN, Adnan Azizi.