Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka theksuar se numri 133 nuk është thjesht një shifër në fletëvotim, por simbol i ndryshimit dhe shpresës për të ardhmen e qytetit.
“133 është zëri i çdo qytetari që kërkon ndryshim, është shpresa për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe besimi ynë për një Strugë të zhvilluar, transparente dhe pa korrupsion”, – shkruan Qyra.
Mesazhi i tij është përcjellë edhe në gjuhën maqedonase, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe të një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Strugës.
https://www.facebook.com/share/1B5J5DFeuA/