12.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

12 zjarre aktive, 3 janë nën kontroll! “Komunat të aplikojnë për pajisje të reja zjarrfikëse”

Ekipet e zjarrfikësve po luftojnë zjarrin në fshatrat Malotino dhe Ramno afër Nagoriçanit të Vjetër, me përpjekje të mëdha për të ruajtur vijën e zjarrit që të mos kalojë rrugën dhe të përfshijë fshatrat fqinje. Në këtë terren operacionet nga ajri kryhen me dy helikopterë, njëri prej të cilëve është i MPB-së dhe tjetri i Serbisë, ndërsa fikja bëhet edhe nga toka.

Të tmerrshme janë pamjet nga Pehçeva, ku gjithçka është bërë shkrumb e hi, e në disa vende ende ka zjarre aktive. Nga QMK njoftojnë se 12 zjarre janë aktive ndërsa 3 janë nën kontroll. Shtabi i Menaxhimit të Krizave pranë QMK-së, ku mori pjesë Zyrtari për lidhje të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, Kler Kovalecki, mbajti takim për të diskutuar gjendjen e krizës me zjarret.

Në luftimin e zjarreve ditëve të kaluara ka ndihmuar edhe një pjesë e madhe e popullsisë vendase. Por sa u përfshi pushteti lokal për të ndihmuar në përballimin e zjarreve. Sipas ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, gjendja në komuna për shuarjen fillestare të zjarrit është në nivel tepër të keq, por ai u bëri thirrje kryetarëve që ta përmirësojnë situatën duke marrë pjesë në një projekt në nismën për zhvillim të komunave prej 250 milionë eurove.

Përndryshe në zjarret këto ditë u dogjën mbi 40 shtëpi ndërsa kishte evakuim urgjent të banorëve pasi flakët arritën deri te vendbanimet në pjesën lindore të vendit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit