Kryeministri Hristijan Mickovski, gjatë vizitës së inspektim të punimeve ndërtimore për rikonstruksionin dhe adaptimin e bllokut operativ dhe kujdesit intensiv në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 shtatori” – Shkup tha se deri në fund të vitit pritet të realizohet ndërhyrja e parë kirurgjikale përcjell ora24.tv
Ai theksoi se spitali, i cili më herët përballej me qindra miliona euro borxhe, tani punon pozitivisht – në shërbim të pacientëve dhe në përmirësim të kushteve të punës për personelin shëndetësor. Kryeministri shtoi se ky projekt është pjesë e një vale më të gjerë investimesh në shëndetësinë publike, të cilat do të promovohen në ditët në vijim.
“Deri në fund të vitit presim të realizohet ndërhyrja e parë kirurgjikale në objektin e ri, që do të jetë një nga më modernët në Maqedoni”, tha mes tjerash kryeminstri Mickovski./Ora24.tv