Britani është pushtuar nga mot i keq me reshje të dendura dëbore. Ekspertët paralajmërojnë se moti do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në ditët në vijim.
Sipas medieve të huaja, më shumë se 200 shkolla janë mbyllur në Britani. Shërbimi Meteorologjik i qeverisë ka lëshuar katër paralajmërime të verdha për borë, ngrica dhe trafik rrugor, devijime të rrugëve dhe ndërprerje të pritshme të energjisë elektrike.
Një nga paralajmërimet mbulon Uellsin jugor, paralajmërimi do të jetë në fuqi deri në mesnatën e së martës, ndërsa një tjetër paralajmërim është dhënë për Skocinë jugore deri në orën 10 të mëngjesit të së mërkurës. Paralajmërimi i tretë, i cili do të jetë në fuqi deri në mesditë të së mërkurës, ka të bëjë me Skocinë dhe lindjen e Anglisë.